Tendencat e motit për këtë javë

Fillimi i javës shënojë ngritjen e temperaturave për shkak të depërtimit të një mase të nxehtë ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Temperaturat kulmuan gjatë ditës së sotme dhe mjaft nxehtë pritet të jetë edhe nesër (e Martë).

Nga e mërkura temperaturat shënojnë ulje graduale për shkak të depërtimit të fronteve të ftohta ajrore nga veriperëndimi i Evropës. Reshjet fillimisht pritet të jenë vetëm sporadike në ndonjë rajon, ndërsa nga e enjta reshjet e shiut do të fillojnë të shpeshtohen dhe zgjerohen sidomos në viset tona kontinentale. Priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, veriun e Malit të Zi dhe Luginën e Presheves. Shumica e territorit të Shqipërisë do të mbetet pa reshje deri afër fundjavës. Rrebeshe intensive priten sidomos në disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Me afrimin e fundjavës temperaturat pritet të shënojnë ulje të mëtutjeshme për shkak të depërtimit të fronteve të reja të ftohta ajrore dhe masave ciklonike të shtresave të larta atmosferike. Priten reshje të herëpashershme shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërkohë që priten edhe periudha kohore pa reshje.

Në përgjithësi nga mesi i javës na pret mot më jo-stabil dhe herë pas here me reshje ose rrebeshe shiu në viset tona kontinentale. Reshjet do të jenë shumë të pakta në Shqipëri.

Reklama