Temperaturat sot arrijnë deri në 33 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale të dielën do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.

Reklama