Temperaturat do të bien nën zero, Drejtoria e Bujqësisë këshillon vreshtarët që t’i mbrojnë hardhitë e tyre

Drejtoria e Bujqësisë ka këshilluar vreshtarët rahovecas që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e hardhive si pasojë e temperaturave të ftohta që do ta përfshijnë Kosovën nga sonte.

Drejtoria ka dhënë disa alternativa që do të ndihmonin në ruajtjen e vreshtave por edhe të kulturave të tjera bujqësore.

Në njoftim thuhet:

Fermerë të nderuar duke nisur nga sonte, Kosova pritet të përfshihen nga masat e ftohta ajrore me origjinë nga Arktiku, duke sjellë sërish reshje bore dhe ulje të temperaturave deri në -6 gradë Celsius, andaj për të shmangur çfarëdo fatkeqësie duhet të ndërmiren disa masa për mbrojtjen e tyre.

Kur temperatura të arrijë -0.6 °C rekomandohet që në rreshta të vreshtave dhe përreth saj të ndezët kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës, ngrohja me vazo të metalta të cilat mbushen me naftë dhe tekstil për djegie.

Ndërsa këto ulje të temperaturave gjatë këtyre viteve kanë sjellë probleme dhe dëme edhe në kulturat perimore të mbjella në ambiente të mbrojtura (në sera). Ulja e temperaturave nën 6 0C tek kulturat perimore janë shumë të dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë.

Masat mbrojtëse që duhet marrë janë rregullimi i temperaturës në sera ku minimumi i mundshëm të mos jetë nën 10C. Ngrohja mund të bëhet në disa forma:

Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit;

Ngrohja me rrymë;

Ngrohja klasike me dru;

Ujitja e mire e serës me qëllim që të krijoj avuj uji ne serë;

Të përdoret agro-foli;

Trajtimi i fidanëve me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat.

Foto: Mbrojtja e vreshtave nga ngricat e vonshme pranverore në Francë.

Reklama