Temperatura të larta prej sot, kujdesi i detyruar gjatë orëve kritike

Nga sot rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të thata anticiklonike dhe për këtë arsye nuk priten më reshje atmosferike.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët me shumë rreze diellore dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 32-33 Gradë Celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë.

Nesër gjatë ditës në rajon do të depërtojë një front i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë fuqizimin e erërave veriore dhe pastaj uljen e temperaturave. Reshje atmosferike priten me ndonjë përjashtim shumë të rrallë.

Për fundjavë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të freskët gjatë netëve dhe mëngjeseve. Kjo vlenë për viset kontinetale e jo për viset bregdetare. Ditët do të jenë relativisht të nxehta. Nga e hëna ngritje e temperaturave dhe verë e vërtetë. /Meteoballkan

Reklama