Temperatura të larta në dy ditët e ardhshme

Siç po shihet edhe në imazhin fotografik ngjyra e kuqe e theksuar tregon temperaturat e larta që do mbizotërojnë dy ose tri ditët e ardhshme në rajonin tonë. Me këtë nuk nënkuptojmë se do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, por temperaturat do të jenë lartë mbi vlerat mesatare.

Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijnë territoret tona dhe do të jenë të shoqëruara edhe me pluhurin që vjen nga Shkretëtirat e Afrikës veriore gjegjësisht nga Saharaja. Po ashtu edhe vullkani Etna ka gjasa që të ketë pak ndikim sepse shpërthimi i tij këto ditë është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe spektakular dhe tymi që del nga ky vullkan mund të përzihet në atmosferë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone ato mund edhe të tejkalojnë këtë shifër.

Nga e shtuna pasdite në Kosovë dhe nga e diela në shumicën e rajonit do të kemi ulje të temperaturave dhe kthim në “normalitet”për këtë periudhë kohore. Reshje atmosferike nuk priten me ndonjë përjashtim të vogël.

Reklama