Temperatura maksimale në Kosovë u regjistrua 28 gradë Celsius, 34 në Kroaci

Siç shihet në fotografinë kryesore rajoni Ballkanik edhe sot ishte dhe është me temperatura të larta ku ajo maksimalja u regjistrua në Shqipëri, Bosnë dhe Hercegovinë dhe Kroaci 34 gradë celsius.

Në Prishtinë temperatura maksimale arriti deri në 28 gradë celsius siç mund të shihet nga pamja satelitore e regjistruar në Aeroportin e Sllatinës.

Në disa rajone pati dhe ende ka zhvillime vranësirash të cilat sollën dhe po sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vlen të përmendet lindja e vendit ku u regjstruan edhe reshje breshëri në rajonin e Kamenicës.

Përndryshe, në shumicën e territorit të vendeve tona dominojnë rrezet e diellit. Rrebeshet e izoluara do të vazhdojnë ende në disa rajone.

Reklama