Teatri i Kukullave “Dodona”, shfaqje teatrale për nxënësit e Rahovecit

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se aktorët e Teatrit të Kukullave “Dodona” nga Prishtina, kanë performuar një shfaqje para nxënësve rahovecas.

Ai ka thënë se fëmijëve të Rahovecit u duhet një aktivitet i tillë, siç është ndjekja e shfaqjeve teatrale.

Me këtë përvojë, ka thënë ai, fëmijët janë ndarë të kënaqur.

“Fëmijëve të qytetit tonë të vogël u kanë munguar shfaqjet teatrale, të cilat janë të përshtatshme për moshën e tyre. E tillë ishte sot shfaqja teatrale e interpretuar nga aktorët e Teatrit të Kukullave “Dodona” – Prishtinë, nga e cila fëmijët u ndanë shumë të kënaqur!”, ka shkruar Morina.

Reklama