Të rinjtë e Rahovecit shpallen kampionë të Kosovës në Basketboll

Klubi i Basketbollit Rahoveci në grupin e moshave U18, është shpallur kampion i Kosovës pas fitores së dytë finale kundër Penzës së Pejës.

Në arenën ”Mizaher Isma” të rinjë e Rahovecit, nën mbështetjen e rreth 2,000 vreshtarëve, arritën një fitore të ngushtë, por të vlefshme shumë, pasi që u shpallën kampion të Kosovës në grupin e moshave U18.

Rahoveci e mundi Penzën me rezultat 67-65.

Basketbollitët e Rahovecit që u dalluan gjatë ndeshjes ishin Bardh Rexha, Altin Selmancena e Visar Ejupi. /RahoPress/

Reklama