Të rinjtë e AAK-së së Rahovecit organizojnë “Ecje në Natyrë”

Të rinjtë e AAK-së, Aleanca e të Rinjëve të Kosovës në Rahovec, kanë organizuar aktivitetin “Ecje në natyrë” për këtë të shtunë.

Sipas një njoftimi, aktiviteti do të mbahet te “Shtegu i Ecjes” në zonën turistike të Rahovecit.

Ky është njoftimi i plotë, njiherit ftesa bërë të rinjëve që t’i bashkohen aktivitetit rekreativ:

Aleanca e të Rinjëve të Kosovës në Rahovec, këtë të shtunë, më 27 korrik, organizon “Ecje në natyrë” te “Shtegu i Ecjes” në zonën turistike të Rahovecit.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë, andaj ftoheni të merrni pjesë në ecjen që do të mbahet në shtegun e ndërtuar sëfundmi nga Komuna e Rahovecit, nga e cila shfaqen pamje të natyrës së bukur të Rahovecit. Ecja me ngjitje do të mbarojë në Majen e Shkodranit, aty do të mbahen aktivitete edukative-sportive, Arbnora Sokoli, anëtarja e jonë dhe mësimdhënësja e edukatës fizike do të na flasë për rëndesinë që ka ecja në shëndetin tonë. Do të vazhdojmë me muzikë, pije e ushqim. Pastaj do të zbresim në shtegun e njejtë.

Preferohet që në këtë ecje të jeni me veshje sportive. Gjatësia e ecjes në ngjitje dhe zbritje është 3 kilometra.

Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë!

Mirësevini!

Linku i eventit në Facebook: https://www.facebook.com/events/1702633006533477/

Reklama