Suksesi i nxënësve rahovecas, përfiton shkolla “Gëzim Hamza – Piktori”

Organizata joqeveritare që merret me çështjet e arsimimit “Etea”, ka njoftuar se shkolla fillore “Gëzim Hamza – Piktori” është përfituese e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”.

Ky projekt tanimë shtrihet edhe në Rahovec, pasi që shkolla u vlerësua me rezultat të suksesshëm me notën 8.0 nga 10, me ç’rast përfitimet do të jenë të shumta.

Njoftimi i plotë i Eteas:

SHFMU ” Gëzim Hamza-Piktori “,

Është shkolla e radhës përfituese e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” 🎉

Miq,

Kënaqësi të ndajmë lajmin se projekti “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” do të ketë shtrirje edhe në Komuna e Rahovecit. ShFMU “Gëzim Hamza – Piktori” u vlerësua me pikë m. 8.0/10 nga anëtarët e komisionit vlerësues dhe si rrjedhojë do ta themelojë “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” brenda ambienteve përkatëse.

ShFMU “Gëzim Hamza – Piktori” nga ky projekt do të përfitojë, si vijon:

– Printer 3D (x2 copa);

– Kompjuter (x2 copa);

– Foto aparat (x1 copë);

– Projektor (x1 copë);

– Perde per projektor (x1 copë);

– Tavolina pune (x4 copa);

– Tavolinë takimesh (x1 copë);

– Intervenim në enterierin e hapësirës fizike të ndarë për “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”;

– Ëebfaqe e përbashkët për “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”;

– Manuali “Kidpreneurs”; dhe,

– Trajnim i mësimdhënësve të teknologjisë informative

– Moduli “3D Modelim (dizajn)”

– Moduli “3D Printim”

– Moduli “Fotografim i produkteve”.

Projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” implementohet nga ETEA me mbështetjen e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

Reklama