Suharekë, rrokulliset automjeti që e drejtonte i mituri

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Suharekë.

Siç njofton Policia, është raportuar se një i mitur derisa po voziste automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuari dhe pasagjeri.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar.

Rasti është duke u hetuar.

Reklama