Suharekë, përleshje mes dy vendasve dhe tre shtetasve të huaj

Një përleshje mes pesë personave ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.

Në përleshje kanë qenë të përfshirë dy shtetas kosovarë dhe tre shtetase të huaj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të gjinisë mashkullore shtetas të huaj pasi që kanë qenë të përfshirë në një rrahje mes disa personave: dy persona të gjinisë mashkullore shtetas kosovarë dhe tre shtetas te huaj”, thuhet në raport policor.

Tutje, është bërë e ditur se personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit, shtetas të huaj janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 dhe po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.

Reklama