Suada Bugari-Sokoli i bashkohet listës garuese të AAK-së për asambleiste në Rahovec

Kryetari i Degës së AAK-së dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se listës së kandidatëve për asambleistë i është bashkuar edhe Suada Bugari-Sokoli.

Latifi e ka pritur Bugari-Sokolin, të cilën e ka prezantuar nëpërmjet një komunikate publike.

Bugari-Sokoli është e bija e Bekim Bugarit, i cili ka rënë dëshmor në luftë në  vitin 1998.

Latifi ka shkruar:

Listës së të nominuarve nga radhët e AAK-së për Kuvendin Komunal të Rahovecit, iu bashkua edhe znj. Suada Bugari-Sokoli!

Suada Bugari-Sokoli, e lindur në Rahovec, më 21.05.1993 është e bija e Bekim Bugarit, i rënë në luftë, më 19 korrik 1998.

Suada Bugari -Sokoli është absolvente në drejtimin e Infermierisë  dhe absolvente në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë në departamentin e Gjuhës Shqipe.

Është e çertifikuar nga Akademia Profesionale ELITA si “Njohës i Politikave”, poashtu e angazhuar në aktivitete politike që nga viti 2017.

Me plot energji dhe vullnet për punë, ajo do të kontribuojë që qytetarët ta kenë një zë të fuqishëm në mbrojtjen e interesave të tyre.

Suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 17 tetorit!

Reklama