Stuhi të fuqishme mund të zhvillohen në orët në vazhdim

Atmosfera ka filluar të destabilizohet. Në fakt ajo nuk ka qenë tërësisht stabile që nga mëngjesi i hershëm ku u regjistruan rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Kosovës.

Stuhitë më të fuqishme përsëri priten në Kroaci sot, por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vende-vende do të ketë gjasa për krijimin e stuhive super të fuqishme (supercell storms) të cilat mund të gjenerojnë erëra të fuqishme dhe breshër.

Gjithashtu priten edhe vetëtima dhe bubullima masive. Pasdite dhe në mbrëmje atmosfera do të destabilizohet fuqishëm edhe në Kosovë.

Reklama