Stuhi të fuqishme mbi Ballkan nga pasditja e sotme

Pas masave ajrore mjaft të nxehta nga Afrika Veriore nga dita sot do të kemi depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga Atlantiku, gjegjësisht nga perëndimi dhe kontakti i këtyre masave ajrore do të shkaktojë procese të bujshme atmosferike.

Stuhitë më të fuqishme (potencial për supercell storms) sot pasdite, në mbrëmje dhe gjatë natës priten në Kroaci Bosnë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër nesër priten edhe në disa pjesë të Kosovës por të gjitha këto nuk janë asgjë e jashtëzakonshme.

Të gjitha këto zhvillime do të jenë në suaza të normales, brenda kornizave të kushteve normale meteorologjike. Stuhitë lokale verore kanë ekzistuar gjithnjë dhe do të ekzistojnë prapë. Në Kosovë sipas ecurive aktuale sinoptike shtrëngata verore priten të hënën dhe të martën e deri të premten kur pritet stabilizim afatshkurtër i motit.

Vranësirat të cilat do të gjenerojnë rrebeshe do të zhvillohen kryesisht pasditeve dhe mbrëmjeve./Meteoballkan

Reklama