Stuhi me shi e breshër në Rahovec – Video

Një stuhi me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë Rahovecin para pak minutash.

Për shkak të reshjeve të fuqishme, siç shihet edhe në  videon më poshtë, janë vërshuar rrugët e qytetit.

Ende nuk dihet për ndonjë dëm eventual që mund të jetë bërë.

Sinoptikët kanë parashikuar stuhi të tilla, ndërkaq atmosfera do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme në këtë javë.

Reklama