Storie suksesi, Latifi viziton fermerin rahovecas i cili u ndihmua për ngritjen e fermës 97 mijë euroshe

Kryetari i Rahvoecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, drejtorët Samir Mustafa dhe Hasan Përboqi, kanë vizituar fermerin Fehmi Mullabazi, i cili merret me sektorin e blegtorisë.

Mullabazi është pronar i fermës së lopëve e cila së fundmi me bashkëfinancim nga Ministria e Bujqësisë është ndërtuar me rreth 97,000 euro. Ferma e tij ka 43 krerë, prej të cilave 27 janë lopë qumështore.

“E urova fermerin për angazhimin e tij dhe për kontributin që ai po bën për rritjen e ekonomisë sonë duke investuar në fermën e tij. Gjithashtu e informova se ne vazhdimisht po përkrahim fermerët dhe së fundmi kemi hapur edhe thirrje për subvencione për mekanizëm bujqësor, ku janë përfshirë të gjithë sektorët e bujqësisë”, ka shkruar Latifi.

Fermerë si Fehmi Mullabazi, meritojnë përkrahje institucionale, ka thënë në fund Kryetari i Rahovecit. /RahoPress/

Reklama