Stone Castle del e suksesshme edhe në prodhimin e grurit

Stone Castle më së miri në Kosovë njihet për prodhimin e verës.

Por, drejtoria e Bujqësisë sot e ka vizituar këtë kompani, jo për verën e rrushin e prodhuar, por për grurin që po e korrë.

Siç thuhet në njoftim, pronarët e Stone Castle kanë mbjell sivjet rreth 30 hektarë grurë, ndërkaq rendimenti ka qenë tejet i kënaqshëm nga 5,000 deri në 7,500 kilogramë për hektar.

Njoftimi i plotë:

Kompania “Stone Castle” njihet si lider i cilësisë në prodhimin dhe përpunimin e rrushit, ku përveç tregut vendor është e njohur edhe në atë rajonal e ndërkombëtar…🍇👏

Përveç sektorit të vreshtarisë, kompania në fjalë ka të mbjellur mbi 30 ha me grurë. Këtë vit falë kushteve të mira dhe përkushtimit të madh në punë, është arritur një cilësi dhe rendiment mjaft i kënaqur i grurit, i cili sillet nga 5.000-7.500 kg për 1 ha. 🌾🌾

Deri më tani nga kjo kompani janë korrur 4 ha me grurë. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga Shtabi Komunal, në Komunën e Rahovecit janë korrur mbi 1.000 ha me grurë.👍