Stacioni me panele solare që do ta prodhojë energjinë për nevojat e veta në Holandë

Përderisa automjetet dhe transporti publik vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më ekologjikë, është e vetëkuptueshme që edhe infrastruktura përreth duhet të shënojë progres po ashtu. Një stacion autobusësh në Tilburg të Holanës, tregon se si e gjithë kjo mund të bëhet e mundur, duke prodhuar energji po aq sa shpenzon.

Kompania arkitekturore “Cepezed Architects” e ka skicuar stacionin në kuadër të rimodelimit të transportit publik. Stacioni i autobusëve, që gjendet fare afër stacionit kryesor të trenave, ka një kulm të lakuar që përbëeht nga plastika dhe elemente të ndryshme, dhe që mbahet nga shtylla të holla.

Sipas DesignBoom, kulmi ka 250 metra katrorë panele solare që mund të prodhojnë energji për ndriçim, qasje digjitale, si dhe për kuzhinën e stafit, shkruan RahoPress.

Në qendër të stacionit, pemët e mbjellura të mbushura me gjelbërim, mund të vihen në shërbim si ulëse për udhëtarët që presin autobusët. Ndriçimi do të jetë i integruar në materialin që mbulon kulmin, i njofur si EFTE, duke i dhënë të gjithë stacionit një dritë shkëlqyese dhe të shpërndarë në një trajtë në të gjithë stacionin. /RahoPress/

 

 

Reklama