Stabilizohet moti në Kosovë e Shqipërinë veriore, nesër mot i kthjellët

Pas reshjeve intensive të ditës së djeshme dhe sot në Kosovë dhe pjesën veriore të Shqipërisë tani moti është duke u stabilizuar ndërsa energjia e stuhive në këto çaste po largohet në drejtim të jugut dhe lindjes së Kontinentit.

Saktëtisht në qendër, jug dhe judlindje të Shqipërisë ende ka rrebeshe lokalisht të fuiqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Moti do të stabilizohet edhe atje gjatë natës. Vetëm jugu i skajshëm i Shqipërisë nuk ka reshjem por nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve edhe atje në orët e ardhshme. Nga veriu i Kontinentit vazhdojnë të depërtojnë masa ajrore të ftohta por reshje më nuk do të ketë.

Nesër në tërë rajonin mot kryesisht i kthjellët, në Kosovë me vranësira të herëpashershme por pa reshje atmosferike. Në bregdet do të jetë relativisht nxehtë, kurse në viset kontinentale mjaft freskët.

Reklama