Sportistja dhe mësuesja e Edukatës Fizike, Arbnora Sokoli, është anëtarësuar sot në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sokoli në AAK është pritur nga kryetari i Degës së partisë në Rahovec, njëkohësisht nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
”I urova mirëseardhje Arbnora Sokolit, e cila nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Znj. Sokoli është sportiste e shquar në Rahovec si dhe mësimdhënëse e Edukatës Fizike. Ndihem shumë mirë kur programi i AAK-së tërheq njerëz të profilit të tillë, një dëshmi kjo se Aleanca është në rrugën e duhur!”, ka shkruar kryetari Smajl latifi. /RahoPress/