Sot vranët dhe me reshje bore në vise malore

Edhe sot parashihet që në Kosovë të mbajë mot i vranët e në vise malore vende-vende do të ketë edhe reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë parashihet të lëvizin ndërmjet 1 e 2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njoftoi IHMK-ja.

Reklama