Sot ulje e lehtë temperaturash, megjithatë edhe sot do të kemi mot veror

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, edhe pse do të ketë ulje të lehta të temperaturave në krahasim me sot. Do të ketë erëra mesatare nga veriu dhe verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Në bregdet gjithashtu mot me diell dhe i nxehtë, pa luhatje të temperaturave.

Pasnesër në tërë rajonin do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në disa pjesë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë gjasa për zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë mund të ketë edhe në lindje, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Të martën do të kemi mot të ndryshueshëm, me diell dhe i nxehtë, megjithatë pasdite dhe në mbrëmje në shumë rajone të Kosovës, Shqipërisë kontinentale, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave si dhe pakësim i dukshëm i rrebesheve të pasditeve të shiut./Meteoballkan

Reklama