Sot temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave. Pasdite vonë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar të vranësirave të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi  do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngirtje të theksuar të temperaturave.

Nesër në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave të cilat ato maksimalet do të arrijnë dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë celsius.

Të dielën po ashtu na pret mot stabil dhe kryesisht me diell në shumicën e territoreve të rajonin tonë. Në Kosovë priten ulje të lehta të temperaturave dhe erëra nganjëherë edhe të fuqishme verilindore, ndërsa pasdite vonë në lindje të Kosovës mund të ketë shtim të vranësirave.

Të hënën do të mbajë mot mjaft i nxehtë, në bregdet me diell, kurse në viset tjera gjatë ditës pritet destabilizim i pjesshëm i atmosferës, shtim i vranësirave dhe vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe të martën pritet të kemi mot të ngjashëm, pas intervaleve të gjata kohore me diell, pasdite në disa rajone do të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. /Meteoballkan

Reklama