Sot temperaturat deri në 28 gradë Celsius, prej nesër depërton i nxehti afrikan

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa gjatë ditës mund të ketë edhe vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale dhe ato maksimalet do të arrijnë rreth 26-28 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri sot në tërë territorin do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Pritet ngritje graduale e temperaturave.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.

Nesër në tërë rajonin do të depërtojnë masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore dhe kjo do të ndjehet me ngritje të ndjeshme të temperaturave të cilat në pothujase tërë rajonin do të arrijnë dhe tejkalojnë 30 gradë celsius, natyrisht përveq viseve kodrinore-malore.

Nga e mërkura edhe më nxehtë me temperatura maksimale rreth 35-36 gradë celsius në tërë rajonin. Në disa vende temperaturat do të arrijnë deri në 38-39 gradë celsius.

Informacione tjera për temperaturat gjithsesi do të kemi ditët e ardhshme sapo të kemi analizat apo përditësimet e fundit nga modelet globale kompjuterike për parashikim të motit.

Reklama