Sot shënohet ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari sot ka ditëlindjen, po të ishte gjallë ai do të mbushte 65 vjet.

Adem Jashari kishte lindur më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Skenderajt. Ai ishte njëri nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Më 5 mars të vitit 1998 forcat e policisë serbe kishin filluar të sulmonin shtëpinë e Jasharajve për tre ditë me radhë, atje pati dyluftim mes familjes Jashari dhe ushtarëve serbë.

Adem Jashari së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u vranë, përfshirë gra, pleq, fëmijë.

Reklama