Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, aktivitete të ndryshme edhe në Kosovë

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një tryezë debati për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të.

Reklama