Sot rifillojnë pagesat direkte të subvencioneve në Krushë të Madhe

Sot ka rifilluar bërja e pagesave direkte të subvencioneve në Krushë të Madhe, pasi që ishte ndërprerë pas reshjeve që shkaktuan vërshime në tërë Rahovecin.

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Rahovecit, ka njoftuar dje se sot gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

“Rifillon procesi i punës për Pagesa Direkte (Subvencione) në Krushë të Madhe. Pas defektitë në paisjet e aplikimit, që është shkaktuar si pasojë e fatkeqësive natyrore në Krushë të Madhe, procesi i punës po rikthehet nga nesër dhe gjithëçka po i rikthehet normalitetit”, thuhet në komunikatën e djeshme të Drejtorisë së Bujqësisë.

Sipas Drejtorisë, tani fermerët e kësaj ane mund të vazhdojnë procesin e aplikimit pa ndonjë problem, pasi që të gjitha defektet janë rregulluar dhe puna do të vazhdojë siq është paraparë në fillim.

Reklama