Sot Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërsëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).

“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërsëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT)”,thuhet në kuadër të pikave të rendit të ditës.

Kurti ditë më parë duke folur për rritjen e çmimit të naftës ka thënë se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve, por rrit fitimet e tregtarëve duke marrë këtu shembull rastin e Gjermanisë.

Një litër naftë në disa pika të karburanteve është duke u shitur për 1 euro e 90 cent.

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.