Sot pritet të jetë dita më e nxehtë me 40 gradë Celsius, nesër vjen freskia

Summer heat on the thermometer

Sot në tërë rajonin tonë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pritet kulminacioni i nxehtësisë me temperatura të cilat pritet të arrijnë nga 40 deri në 42 gradë celsius në nivel rajonal.

Të mërkurën pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Pas një paraditeje mjaft të nxehtë pasdite pritet destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por në disa rajone priten reshje apo rrebeshe intensive. Gjithashtu pritet freskim i motit, erëra të fuqishme kalimtare dhe ulje e temperaturave dhe kjo ulje e temperaturave të enjtën do të përfshijë tërë rajonin.

Të enjtën do të kemi mot  më të freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje lokale afatshkurtëra shiu.

Mot i freskët pritet edhe të premtën me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset malore, ndërsa nga e shtuna stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave.