Sot nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” në Dejnë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se sot nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022, një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka edhe përkrahjen e përvitshme të Komunës së Rahovecit.

“Festivali që mbahet në fshatin Dejnë, organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të  “Java e dëshmorëve”, nën përkujdesjen e Kryetarit të Rahovecit. Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Latifi dje në një njoftim.

“Mirëseardhje secilit që i bashkohet edicionit të njëzetenjëtë të festivalit, i cili hapet nesër nga ora 19:00!”