Sot, nesër dhe pasnesër do të bllokohen autostradat në Kosovë

Policia e Kosovës ka marrë një kërkesë për leje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës, për t’i bllokuar përkohësisht autostradat në Kosovë.

Çiklistët kosovarë do ta nisin sot garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”.

Lejen që e ka siguruar kjo federatë përfshinë datat 26, 27 dhe 28 korrik, ku do të shfrytëzohen autostradat.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë.

Reklama