Sot në orën 20:15 vijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku më Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, kjo ngjarje do të zhvillohet duke filluar në orën 20:15.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Reklama