RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Sot në Kosovë temperaturat do ta arrijnë kulmin

    02/07/2019 - 07:56
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pritet kulminacioni i valës së nxehtësisë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 36- 37-38 gradë celsus, ndërsa lokalisht mund të prekin edhe shifrën 39C. Edhe gjatë natës do të vazhdojë të jetë nxehtë ku në shumë rajone temperaturat nuk do të ulën nën 20 gradë celsius, pra priten netë tropikale.

    Edhe në rajon sot mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale rreth 39 gradë celsius në nivel rajoni. Pasdite në disa rajone mund të ketë zhvillim lokal të vranësirave.

    Ndërkaq, nesër do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i nxehtë, por do të ketë ulje të lehta temperaturash në krahasim me të martën si pasojë e depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror. Pasdite në shumë rajone në Kosovë priten edhe zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu të cilat do të shoqërohen me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

    Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi të mërkurën pritet mot shumë i nxehtë, ndërsa pasdite në viset kontinentale të rajonit  (kryesisht viset kodrinore-malore) priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Të enjtën do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe me zagushim. Pasdite apo në mbrëmje, vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.