Sot në Kosovë, mot i ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës, ndërsa temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së martë.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, kurse temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius”, ka theksuar IHMK-ja.