Sot moti i vranët, me shi e erë

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperatura e mëngjesit gjatë ditës së martë pritet të jetë 15 gradë, kurse më e larta ditore rreth 27 gradë Celsius.

Pas dite pritet që të ketë kthjellime, mot më stabil pritet nga e mërkura e deri në fund të javës, por jo me temperatura të larta.

Ditën e mërkurë dhe të enjten pritet te kemi mot me zhvillim lokal të vranësirave dhe shirave të shkurtra me stuhi, kurse të premten në mes të ditës dhe pasdite në veri, dhe gjatë natës në pjesët e tjera të ditës pjesërisht mot me re, me shi dhe me bubullima. Duke filluar nga e shtuna pritet mot më i freskët dhe kryesisht i thatë.

Reklama