Sot mot më i mirë, me temperatura deri në 27 gradë Celsius

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, me vranësira dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  22-27 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi  deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta,  për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius”, thonë nga IHMK.

Reklama