Sot, mot me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell në vend. Mot i njëjtë pritet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

IHK njofton se temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizim ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, njofton IHK.

Reklama