Sot, mot me diell në Kosovë

Mëngjesi do të kalojë me vranësira kalimtare, ndërsa përgjatë viseve të ulëta mund të ketë mjegullina, por gjatë gjithë ditës do të mbajë mot me diell.

Mot i nxehtë do të jetë edhe në vikend.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët e fundit të gushtit, pritet një valë e të nxehtit nga Afrika Veriore, ku temperaturat maksimale do të jenë 33-35 gradë Celsius. Ndërsa, nga 1 shtatori do të kemi një ndryshim të situatës sinoptike.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 35 gradë Celsius, njofton KP-ja.

Reklama