Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të arrijnë rreth 32-34 gradë celsius.

Edhe në Shqipëri sot në tërë territorin do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do arrijnë rreth 33-35 gradë celsius.

Ngjashëm do të jetë moti sot edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, me kthjellime dhe temperatura tropikale.

Të hënën në tërë rajonin do të mbajë mot me diell dhe i kthjellët me ngritje të mëtujeshme të temperaturave në Shqipëri të cilat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius maksimalja.

Pasdite vonë në veriun e Malit të Zi dhe disa rajone në Kosovë gjeografikisht afër kufirit me Malin e Zi mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, pra kryesisht me diell dhe i nxehtë në viset bregdetare, kurse në viset kontinentale mund të ketë ulje të lehta të temperaturave. /Meteoballkan

Reklama