Sot mot i ndryshueshëm, edhe diell edhe shi

Sot në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, vende- vende me diell, ndërsa gjatë ditës vende-vende priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri  do të kemi gjithashtu mot të ndryshueshëm ku në pjesën veriore, veriperëndimore, verilindore dhe lokalisht edhe në rajonet tjera gjatë ditës do të ketë zhvillime vranësirash me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në jug dhe perëndim të vendit nuk priten reshje me ndonjë përjashtim të vogël.

Në Maqedoninë e veriut dhe Mal të Zi poashtu pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër pritet të kemi mot më të mirë dhe më të këndshëm në tërë rajonin. Do të kemi më shumë diell dhe ngritje të temperaturave. Gjatë ditës dhe pasdite në disa rajone në Kosovë mund të ketë riga apo ndonjë rrebeshe afatshkurtër shiu.

Të dielën pritet të ketë shtim të sërishëm të vranësirave dhe vende-vende gjatë ditës dhe vonë pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu./Meteoballkan

Reklama