Sot më nxehtë se dje

Sot në Kosovë do të mbajë mot pak më i nxehtë sesa dje, me vranësira të herë pas hershme, intervale kohore me diell, kurse gjatë pasdites vende-vende mund të ketë edhe riga apo rrebeshe të izoluara shiu.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi mot pak më i nxehtë, kurse pasdite mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Reshjet do të jenë të rralla dhe të izoluara.

Të premtën pritet depërtimi i masave të freskëta jostabile ajrore të cilat do të kushtëzojnë rikthimin e rrebesheve të shiut. Rrebeshe më të shpeshta do të ketë në shumë pjesë të Kosovës, Shqipërisë veriore, qendrore dhe lindore, Maqedonisë së veriut dhe në Mal të Zi. Në pjesët tjera të Shqipërisë nuk parashihet të ketë reshje.

Të shtunën si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut pritet të kemi mot mjaft jostabil dhe me zhvillim vranësirash gjatë ditës të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende ekzistojnë kushte që të ketë edhe breshër dhe erëra të fuqishme gjatë shtrëngatës eventuale. Mot mjaft jostabil dhe me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë parashihet të kemi edhe ditën e diel./Meteoballkan

Reklama