Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i Nismës Socialdemokrate, zgjedhen kryetari dhe strukturat e reja

Sot duke filluar nga ora 19:30 në Nismën Socialdemokrate në Rahovec do të zgjedhen strukturat udhëheqëse dhe kryetari i ri i degës.

Kësaj ngjarjeje i ka paraprirë një takim që është mbajtur dje nga Kryesia e Nismës.

Në njoftim është thënë se takimi kishte karakter punë për parapërgatitjet e Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet në orët e vona të pasdites.

“Kryesia e Nismës Socialdemokrate dega në Rahovec, mbajti takimin e radhës. Takimi kishe karakter pune ku u diskutua rreth ecurisë së planit të punës dhe parapërgatitjes per kuvendin zgjedhor të degës në Rahovec, qe do të mbahet me 06.07.2019 në orën 19:30h. Nisma Socialdemokrate Rahovec”, thuhet në njoftim. /RahoPress/

Reklama