Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci, në garë edhe Kolinda Grabar-Kitaroviq

Kroacia po mban sot zgjedhjet presidenciale. Janë 11 kandidatë që marrin pjesë nga të cilët 3 janë më të favorshëm për t’u zgjedhur.

Presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviq i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë, shkruan oranews.

Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë midis 23 dhe 25 për qind të votave.

Një kandidat duhet të fitojë një shumicë absolute për t’u shpallur fitues.

Nëse asnjë pretendent nuk fiton me 50 për qind, dy kandidatët e parë do të shkojnë në balotazhin e 5 janarit.

Reklama