Sot ftohtë, vranët dhe me fjolla bore

Edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende pritet të ketë edhe fjolla të dobëta bore.

Minimalet për këtë ditë do të luhaten ndërmjet -2 deri në -1 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale do të luhaten ndërmjet 1 deri në 2 gradë.

“Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës që po na pretë. Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Reklama