Sot, ftohtë e me ngrica

Sot do të mbajë mot i ftohtë. Në mëngjes por edhe gjatë natës parashihen ngrica, për çka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, u ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes në trafik.

IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 e 2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK-ja.

Reklama