Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit, mbajnë Testin e Arritshmërisë

Sot 27 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë dhe me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Testi do të mbahet në 110 qendra të testimit dhe përmban 100 pyetje, ndërkaq edhe sivjet nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.

Testimi në fjalë do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor.

Reklama