Sot është dita e parë e dimrit, ky do të jetë moti i 22 dhjetorit

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft jo stabil, me vranësira dhe erëra herë pas here të fuqishme. Priten edhe reshje shiu më intensive në perëndim të vendit ku mund të ketë edhe vërshime afatshkurtra dhe më të pakta në lindje.

Lokalisht mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat jugperëndimore do të jenë mjaft të fuqishme herë pas here dhe do të arrijnë shpejtësinë nga 50 deri në 70 km-h në disa rajone varësisht nga pozita gjeografike dhe relievi.

Në Shqipëri  do të mbajë mot jashtëzakonisht jo stabil, me reshje të dendura shiu, rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, breshër dhe erëra të fuqishme. Vende-vende do të ketë edhe vërshime si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Edhe në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu ,ndërsa reshje intensive dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër do të ketë nesër në Mal të Zi.

Gjatë natës pritet që erërat të dobësohen në tërë rajonin kurse gjatë ditës së hënë erërat do të ndryshojnë drejtim në Kosovë dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi.

Të hënën në tërë rajonin pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje në viset kodrinore-malore do të ketë reshje të herëpashershme bore.

Të martën më ftohtë, dhe kryesisht thatë. Vetëm në disa rajone në Kosovë mund të ketë reshje të dobëta shiu ose bore./Meteoballkan

Reklama