Sot do të kemi një ditë të ngrohtë, temperaturat deri në 27 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Edhe të martën na pret mot stabil dhe i ngrohtë me shumë rreze diellore. Pasdite në disa rajone priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të kushëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise kodrinore-malore.

Të mërkurën pritet destabilizim i pjesshëm i motit. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat jugperëndimore pritet të fuqizohen përsëri, por reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse./Meteoballkan

Reklama