Sot ditë zie në Shtime, pas vdekjes së katër anëtarëve të një familjeje në aksident

Dita e hënë është shpallur ditë zie në Komunën e Shtimes pas aksidentit të se dielës ku vdiqën katër persona.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook, në faqen zyrtare të Komunës.

Sipas njoftimit të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen, gjithashtu të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

“Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr vendim për shpallje ditë zie”, thuhet në njoftim.

Reklama